Delegacioni i lartë nga Parlamenti Evropian vizitoi “Termokos”-in

Delegacioni i lartë nga Parlamenti Evropian vizitoi “Termokos”-in

Një delegacion i lartë nga Parlamenti Evropian, i udhëhequr nga z.Riho Terras raportues për Kosovën në PE, është pritur dje në takim nga kyesuesi i Bordit të Drejtorëve, z. Visar Vokrri, anëtari i BD-së, z.Mentor Maliqi, u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të NP “Termokos”, z. Kastriot Bllaca me bashkëpunëtorë.

Kryesuesi i BD-së, z.Visar Vokrri ka falenderuar përfaqësuesit e Parlamentit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme, që ka ofruar BEvropian për realizimin e projekteve kapitale, të cilat kanë transformuar ndërmarrjen dhe kanë kontribuar në modernizimin e shërbimeve të ofruara. Ai u shpreh optimist se me mbështetjen e BE-së do të vazhdojë realizimi i projekteve të reja zhvillimore, që kanë për synim rritjen e kapaciteteve dhe sigurimin e furnizimit me ngrohje për një numër gjithnjë e më të madh konsumatorësh të Prishtinës.

Raportuesi për Kosovën në PE, z. Riho Terras, theksoi se një pjesë e rëndësishme e vizitës lidhet me përgatitjen e raportit për Kosovën, ku vëmendje të veçantë do të kenë projektet e realizuara me financim nga BE.

U.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të NP “Termokos”, z. Kastriot Bllaca i ka dhuruar z.Terras një pllakatë falenderimi, në shenjë mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që BE i ka dhënë ndërmarrjes. Ky akt simbolik nënvizoi rëndësinë e partneritetit me BE-në dhe vlerësimin e “Termokos”-it për kontributin e saj në zhvillimin e sektorit të ngrohjes në Prishtinë.

Falë investimeve të realizuara me mbështetjen ndërkombëtare, në veçanti nga BE, “Termokos” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm: rritje të numrit të konsumatorëve, zgjerim të rrjetit të ngrohjes, rritje të sipërfaqes ngrohëse e numrit të nënstacioneve, si dhe rritjen e të hyrave dhe profitit të ndërmarrjes.

Me projektet e realizuara dhe ato, që janë në proces realizimi, NP “Termokos” do të kontribuojë, jo vetëm në ngritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe në uljen e ndotjes së ajrit për qytetin e Prishtinës.

Shpërndaje në: