Deliu pyet Osmanin: Si mund të rrish presidente e një shteti ku thua se asgjë nuk funksionon?

Deliu pyet Osmanin: Si mund të rrish presidente e një shteti ku thua se asgjë nuk funksionon?

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes Vjosa Osmani për gjendjen e arsimit në Kosovë.

Deliu ka pyetur Osmani se si mund të qëndrojë presidente e shteti ku nuk funksionon asgjë.

Shkrimi i saj:

Kur Presidentja e vendit, pas një karriere të gjatë në politikë, ankohet për shkollat publike, shëndetësinë, drejtësinë, mediat e gazetarët, atëherë lind vetëm një pyetje:

Si mund të rrish presidente e një shteti ku thua se asgjë nuk funksionon?

Ose je aty për privilegje, ose je aty për përgjegjësi. Besoj të gjithë e dimë përgjigjen!

Shpërndaje në: