Demantohen keq mediat angleze në lidhje me trajnerin e njohur
Ky i fundit ka qenë shumë i përfolur për një kalim të mundshëm te gjigandi anglez.
Por, Mostyn shuan zërat, duke thënë se londinezët nuk kanë kontaktuar trajnerin në fjalë.
“Për ne është e këndshme që një klub i madh ta kërkoj trajnerin tonë. Por, askush nuk ka kontaktuar me ne në mënyrë profesionale rreth kësaj çështje. As Arsenali as Evertoni dhe as Anglia”, deklaroi Mostyn.
Ishte raportuar shumë nga mediat angleze se trajneri në fjalë mund të zëvendësonte Arsene Wengerin pas largimit. /Periskopi.com



