Dembele kërkohet nga Barcelona
Klubi katalanas kërkon të përforcojë skuadrën për sezonin e ri. Barcelona me trajner të ri, kërkon edhe fytyra të reja në skuadër.
Ardhja e Ernesto Valverdes në krye të skuadrës, pritet të pasohet edhe me ndryshime të mëdha në grupin e lojtarëve.

Sipas medieve katalanase, Barcelona ka shtuar interesimin e për talentin e Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele.
20-vjeçari francez ka qenë një prej zbulimeve më të këndshme të këtij sezoni dhe Barcelona është e gatshme të paguajë një shumë të konsiderueshme parash, vetëm për ta bindur Dortmundin që ta lejojë largimin e tij nga Gjermania. /Periskopi/



