Dembele shihet largë Barcelonës

Dembele shihet largë Barcelonës

Ousmane Dembele nuk e ka mirëpritur ardhjen e përforcimit të ri të Barcelonës, Malcom.

“Onda Cero” raporton se sulmuesi francez është duke konsideruar mundësinë e largimit nga Camp Nou, gjatë këtij afati kalimtar të verës, sidomos pas ardhjes së sulmuesit së Bordeaux.

Dembele do të ketë më pak hapësirë në skuadrën e parë, pasi braziliani luan në pozitën e tij.

Për shërbimet e Dembele janë duke i interesuar Chelsea, Arsenal dhe Liverpool.

Shpërndaje në: