Demokratët e quajnë të “sëmurë” Trumpin pas kërcënimit të rëndë ndaj Iranit
Chuck Schumer, udhëheqësi kryesor demokrat në Senat, e ka quajtur Donald Trumpin një “person jashtëzakonisht të sëmurë”, në reagim ndaj postimit të fundit të presidentit në Truth Social – ku ai tha se “një civilizim i tërë do të vdesë sonte” nëse Irani nuk përmbush afatin e tij të orës 20:00 ET për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.
“Çdo republikan që refuzon të bashkohet me ne për të votuar kundër kësaj lufte të pamend dhe të zgjedhur vetë, mban përgjegjësi për çdo pasojë të asaj çfarë dreqin po ndodh”, shtoi Schumer.
Demokratë të tjerë kanë kritikuar ashpër komentet më të fundit të Trump-it, vetëm disa orë përpara se ai premtoi të zbatojë kërcënimin e tij për të goditur infrastrukturën civile dhe centralet energjetike në Iran.
Chris Murphy, një senator demokrat që bën pjesë në komitetin për marrëdhënie me jashtë, tha se plani i Trumpit është të “vrasë mijëra iranianë të pafajshëm dhe të shpresojë për një luftë civile që disi përfundon me rihapjen e Ngushticës së Hormuzit”.
Murphy gjithashtu theksoi krizën globale të energjisë që është përshkallëzuar që nga fillimi i luftës dhe rritjen e çmimeve të naftës.



