Dëmtimi i rëndë i Mascheranos, ja sa do të mungojë argjentinasi
Javier Mascherano pësoi një dëmtim të rëndë në fitoren 3:1 të Barcelonës ndaj Alaves, në finalen e Kupës së Mbretit.
Mascherano në minutat të parë të ndeshjes, pati një përplasje me Marcos Llorenten, duke humbur pjesën tjetër të finales.
Pas ekzaminimeve mjekësore të bëra sot, Barcelona ka njoftuar se argjentinasi do të mbetet gjashtë javë jashtë fushave. Stafi mjekësor ka bërë të ditur se dëmtimi në gjurin e djathtë kërkon një periudhë të tillë pushimi.



