Dënohet legjenda e basketbollit kosovar

Dënohet legjenda e basketbollit kosovar

Basketbollisti i Sigal Prishtinës gjatë ceremonisë së ndarjeve të medaljeve, më saktësisht gjatë dorëzimit të medaljeve te KB Peja nga anëtarët e Bordit të FBK-së, ai ka bërë pompa.

 

Në këtë formë, ai nuk ka respektuar ekipin kundërshtar dhe ceremoninë, andaj ky veprim konsiderohet josportiv dhe është dënuar me 300 euro.

Kështu së paku thuhet në njoftimin e FBK-së përmes ueb-faqes zyrtare, transmeton Telegrafi.

“Edmond Azemi gjatë ceremonisë së ndarjeve të medaljeve, më saktësisht gjatë dorëzimit të medaljeve te KB Peja nga anëtarët e Bordit të FBK-së, ai ka bërë pompa, duke mos e respektuar kështu ekipin kundërshtar dhe ceremoninë, andaj ky veprim konsiderohet josportiv dhe për këtë arsye E. Azemi Konform Nenit 50.4 të PG të FBK-së dënohet me 300.00 euro”, shkruan në njoftimin e federatës.

Shpërndaje në: