Dënohet me 1 mijë e 800 euro gjobë i akuzuari për armëmbajtje pa leje

Dënohet me 1 mijë e 800 euro gjobë i akuzuari për armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 mijë e 800 euro gjobë të akuzuarin H.M., për armëmbajtje pa leje.

Shpallja e aktgjykimit është bërë të martën nga gjykatësi i rastit, Bujar Ahmeti, raporton “Betimi për Drejtësi”, transmeton Periskopi.

Aktgjykimi u shpall pasi i akuzuari ka arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë.

Sipas aktakuzës së ngritur më 6 nëntor 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, H.M., akuzohej se më 13 shtator 2025, në Prishtinë tek rrethi i flamurit, në kundërshtim me Ligjin mbi armët, pa autorizim, derisa ka qenë duke vozitur me veturën e tij, është ndaluar për një kontroll rutinor nga ana e zyrtarëve policorë, ku i është gjetur në posedim një armë zjarri, një karikator dhe 8 fishekë, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Me këtë, H.M., akuzohej se ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366, par.1 të Kodit Penal./Periskopi

Shpërndaje në: