Dënohet Messi?

Dënohet Messi?

Argjentina është shokuar nga lajmi se Lionel Messi mund të dënohet nga FIFA për ndeshjen e ardhshme ndaj Bolivisë në kualifikime për “Kampionatin botëror 2018”.

Messi akuzohet se e sulmoi ashpër me fjalë gjyqtarin pas ndeshjes Argjentina – Kili.

Andaj, “Mundo Deportivo” raporton se Messi mund të suspendohet për ndeshjen e ardhshme, përcjell “lajmi.net”.

Ky do të ishte hendikep i madh për ekipin e Argjentinës që ka sulmuesin tjetër Paulo Dybala duke vuajtur nga një lëndim.

Shpërndaje në: