Deontay Wilder – Tyson Fury, gjithçka që duhet të dini para fillimit të meçit

Deontay Wilder – Tyson Fury, gjithçka që duhet të dini para fillimit të meçit

Deontay Wilder dhe Tyson Fury ndeshen për titullin e peshave të rënda WBC, nesër nga ora 6 e mëngjesit[me kohën tonë lokale].

Arena Staples Center në Los Angeles do jetë mikpritëse e duelit më të rëndësishëm të boksit kohëve të fundit, shkruan Periskopi.

Tash e një kohë të gjatë sportit të boksit i ka munguar një duel kaq i baraspeshuar, që është e vështirë të parashikosh edhe fituesin.

DEONTAY WILDER

Deontay Leshun Wilder (i lindur më 22 tetor 1985) është një boksier profesional amerikan.

Ai ka mbajtur titullin e peshave të rënda të WBC që nga viti 2015 duke bërë kështu u bë kampioni i parë amerikan i peshave të rënda në nëntë vite, që ishte koha më e gjatë në historinë e boksit pa një kampion amerikan të peshave të rënda.

Si një amator ai fitoi një medalje bronzi në divizionin e peshave të rënda në Olimpiadën e 2008. Kjo bëri që ai të kishte pseudonimin “The Bomber Bronze”, i cili Wilder e shpiku pas Joe Louis, i cili ishte i njohur me pseudonimin e “The Brown Bomber”.

Related image

Wilder është i njohur sidomos për fuqinë e tij të goditjeve. Raporti i tij nokaut-fitues qëndron në 98%, me 19 KO në raundin e parë, si dhe duke e mposhtur çdo kundërshtar që ai ka pasur përballë.

Që nga marsi 2018, Wilder është i renditur si i dyti boksier më i mirë në peshat e rënda nga Bordi Transnacional i Boxing Rankings, revista The Ring dhe BoxRec.

Wilder është boksieri i 15-të që e mban kurorën e peshave të rënda kaq gjatë.

33-vjeçari nga 40 ndeshjet e tij profesionale, 39 prej tyre i ka me nokaut, ndërsa një me vendim unanim.

LEXO EDHE: Nokautet më të mira nga Wilder, amerikani është si ‘kafshë’

TYSON FURY

Tyson Luke Fury (i lindur më 12 gusht 1988) është një boksier profesionist britanik.

Në vitin 2015 ai fitoi kampionatin e WBA, WBO, IBO, mori çmime nga revista Ring të peshave të rënda, duke mposhtur kampionin Wladimir Klitschko. Fitorja fndaj bokserit ukrainas bëri që Fury ta fitonte çmimin ‘Më i miri i vitit’ nga revista The Ring.

Atij më pas iu mor titulli i IBF për shkak se nuk deshti luftën e detyrueshme me Vyacheslav Glazkov, për shkak se ra dakord për një revansh me Klitschko.

Image result for Tyson Fury

Në vitin 2016, Furyt iu morën titujt edhe të WBA, WBO, IBO pas një hetimi mjekësor[për shkak të depresionit] dhe çështjeve personale, si dhe dy ndeshje të anuluara si revansh ndaj Klitschko.

Në 2018, pas më shumë se dy vjet pasiviteti, The Ring gjithashtu i hoqi atij titullin e tij të fundit. Në gusht të vitit 2016, Fury u rendit nga BoxRec si boksieri më i mirë i gjashtë në botë.

Tashmë si anglez, Fury gjithashtu përfaqësoi Irlandën kur ishte një amator, pasi kishte prejardhje nga irlandezët, më saktësisht nga qyteti i Belfast dhe Galway, përcjell Periskopi.

30-vjeçari gjithashtu mban shumicën e titujve të boksit në Britani, derisa në vitin 2008 ai u bë bokseri profesionist.

Nga 27 ndeshje profesionale të zhvilluara, ai i ka të gjitha fitore, prej tyre 19 me nokaut.

LEXO EDHE: Nokautet më të mira nga Tyson Fury, britanezi i pamëshirshëm

Image result for Deontay Wilder

Ndeshja mes dy boksierëve pritet të nisë nesër nga ora 6 e mëngjesit, në rast se nuk do ketë vonesa nga ndeshjet e kategorive më të ulëta.

Periskopi do ju mbajë vazhdimisht të informuar rreth këtij meçi. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: