Depay do të ishte i lumtur, nëse do të kishte oferta nga City e Chelsea

Depay do të ishte i lumtur, nëse do të kishte oferta nga City e Chelsea

Sulmuesi holandez, Memphis Depay i cili është duke kaluar një formë të mirë tek ekipi i Lyon-it, ka thënë se i ka lënë dyert e hapura për çdo ekip të interesuar.

Edhe pse ishte futbollist i Manchester United në Premier Ligë, Depay nuk e ka mohuar mundësinë e kalimit te Manchester City ose Chelsea.

Sulmuesi holandez në vitin 2015 ishte transferuar në Old Trafford për 25 milionë funta. Ai luajti për 2 sezone tek ekipi i Fergusonit dhe më pas në vitin 2017 u transferua në Francë tek ekipi i Lyonit për 16 milionë funte.

Kur gazetarët e pyetën se cili është klubi në të cilin dëshiron të transferohesh ai u përgjigj

“ Unë dua të shkoj tek ndonjë klub sikur Real Madridi, Barcelona, Chelsea, Manchester City, Parisi ose Bayerni. Lyoni është ekip i madh, mirëpo nuk gjendet në top pesëshen e ekipeve më të mira në Botë./Periskopi/

Shpërndaje në: