Deputetët kërkojnë që ministri Hyseni të paraqitet në seancë me deklaratë rreth rastit
Deputeti Besim Beqaj ka kritikuar ministrin e punëve të brendshme Skënder Hyseni që nuk është prezentë në seancë.
Besim Beqaj ka thënë se janë 14 orë që ka ndodh ngjarja dhe ministri i punëve të brendshme do duhej të ishte këtu dhe të iformojë zyrtarisht mbi rastin.
“Është tepër shqetësuese që ky Kuvend brenda dhe jashtë ka shumë pajisje që mund ta evidentonin një rast të tillë…”.
Beqaj ka thënë se deklarata e përbashkët është element politik, dhe se para kësaj sipas tij duhej të ketë informatë zyrtare nga institucionet e sigurisë. /ZERI/



