Deputetët për pak sa nuk u rrahën në Kuvend, por shikojeni Ganimete Musliun në ato momente (Foto)

Deputetët për pak sa nuk u rrahën në Kuvend, por shikojeni Ganimete Musliun në ato momente (Foto)

 

Sot në Kuvend teksa po zhvillohej debat për rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, për pak sa nuk u shkaktua një rrahje fizike ndërmjet deputetëve.

Ishin deputetët e VV-së dhe ata të PDK-së që u konforntuan fizikisht, pas fjalës së ish- ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha e cila po shihet si përgjegjëse për vdekjen e Astrit Deharit në burg.

Madje edhe kryeministri Ramush Haradinaj u detyra të hyjë në mes të turmës dhe të parandalojë ndonjë përplasje fizike.

Por shihet se deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut nuk iu ka bërë edhe aq vonë për incidentin, pasi qëndronte larg tyre me duar të lidhura dhe vetëm shikonte.

Mocioni i VV-së për rastin Dehari nuk arriti të votohet, pasi nuk pati  kuorum. Seanca u shtye për javën e ardhshme./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: