Deputeti i PDK-së Ferat Shala zbërthen skemën e funksionimit të mafias energjetike

Deputeti i PDK-së Ferat Shala zbërthen skemën e funksionimit të mafias energjetike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës  (PDK), Ferat Shala në emisionin “Reel Talk me Maxhunin i cili transmetohet në Periskop dhe T7 e ka zbërthyer skemën se si funskionon mafia energjetike në Kosovë. Sipas tij, për shkak se Kosova është shtet i brisht dhe me polarizime të skajshme, në Kosovë i kanë shtrirë rrënjët mafia energjetike.

“Kosova  si shtet i brisht, me institucione të brishta, me këtë polarizim të skajshëm, me kundërshti dhe paragjykime të skajshme për të kaluarën, të tashmën, por edhe të ardhmën, me divergjenca të mëdha historike, atëherë është një poligon i jashtëzakonshëm për ta zhvilluar veprimtarinë jo vetëm mafia energjetike, por edhe ajo e informacionit, flas për shërbime të caktuara”, ka thënë Shala.

Deputeti i PDK-së, që në legjislaturën e kaluar ka qenë kryetar i Komisionit të Kuvendit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti , luftën ndaj Kosovës nuk e sheh më vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe në atë ekonomik përmes kontrollit energjetik.

“Lufta ndaj Kosovës nuk është vetëm ai i sigurisë, i shërbimeve, i armatimit, por është edhe ai ekonomik dhe nuk ka sot levë më të rëndësishme për ta luftuar një shtet dhe ekonominë e tij sesa kontrolli i energjisë”, ka thënë Shala.

Deputeti Shala ka deklaruar se Qeveria Kurti i ka hapur portat për grupet e interesit për t’i impelemtuar projektet në dëm të Kosovës.

“Parimisht, Qeveria Kurti e ka hapur portën dhe kushtet në shërbim të grupeve të interesit, ashtu siç i quan ai oligarëkëve jashtë Kosovës, për t’i përdorur dhe implementuar projektet në dëm të Kosovës. Këtë e them me përgjegjësi të plotë”, ka thënë Shala.

Shala ka thënë se mungon një stretegji për energji dhe nuk është impelemtuar asnjë strategji nga kjo Qeveri deri më sot. Sipas Shalës edhe largimi i investitorëve ka ndodhur nga kjo Qeveri.

“Kjo Qeveri me ideologji ekstreme të majt sot ka bërë që në Kosovë nuk ka interes për të investuar kompani serioze nga shtetet mike”, ka thënë ai./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: