Deputeti i VV-së që votoi kundër Rezolutës: Jam krenar për veprimin që e kam bërë, nuk po ju shkelën të drejtat
Fatos Geci i VV-së ishte deputeti i vetëm që votoi kundër Rezolutës për Gjykatën Speciale, e propozuar nga Grupi Parlamentar i VV-së.
Ai në një lidhje telefonike në emisionin Debat Plus tha se është krenarë me veprimin që e ka bërë.
“Në tërësi jam kundër krerëve, jo UÇK-së, por individëve. Jam shumë krenar për veprimin që e kam bërë.”, tha ai fillimisht.
Tutje, Geci u shpreh se teksti ka folur për individët që po gjykohen në Hagë. Ai tha se krerëve të UÇK-së nuk po ju shkelën të drejtat nga Specialja.
“Nuk e keni lexuar mirë, teksti flet për mbrojtjen e individëve të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale. Nuk janë shkel të drejtat, prandaj edhe kam votuar. LDK kur e dha një propozim për vrasjet e pasluftës, pse nuk e bëri një rezolutë ekstra, por vetëm sa për sy e faqe? Kjo më shqetësoj shumë prej LDK-së.”, tha Geci.



