Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës, i veshur me ngjyrat e flamurit uron Ditën e Pavarësisë, tregon ku ka makiato të mirë
Deputeti kanadez, Kyle Seeback, në një fjalim në Parlament ka uruar 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës derisa ka treguar se gruaja e tij është nga Kosova dhe se djali i tij mban emrin e heroit Gjergj Kastrioti.
Ai tha se është krenar që vendi i tij ishte ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Po ashtu, Seeback pati disa lëvdata edhe për ushqimin në Kosovë ku tha se erdhi për muaj të mjaltit, ndërsa më shumë përshtypje i kishte lënë kafja në Rahovec.
“Urime qytetarëve të Kosovës, këtu dhe në mbarë botën, për Ditën e Pavarësisë!”, uroi në fund ai.



