Deputeti Murati fajëson ish-opozitën për bllokim të buxhetit
Deputeti i VV’së dhe ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati ka fajësuar ish-opozitën se po e mban të bllokuar buxhetin, shkruan Periskopi.
Ai tha ka thënë se buxheti i tre komunave, buxheti i RTK’së dhe buxheti për vitin 2026 po mbahen të bllokuara sepse opozita po refuzon të krijojë komisionet parlamentare të përhershme.
“Buxheti për RTK-në; Buxheti për 2025 i Prishtinës, Gjilanit, e Zubin Potokut; Buxheti për vitin 2026; Plani i Rritjes i BE-së; Të gjitha këto po mbahen të bllokuara sepse opozita po refuzon me i kriju komisionet parlamentare të përhershme (të cilat nuk varen nga përcaktimi pozitë/opozitë).”, ka shkruar Murati në Facebook.
E plotë:



