Deputetja britanike, Kearns: Nuk guxojmë të lejojmë që Ballkani të na ikën nga sytë
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i pranishëm.
Këto komente, Kearns, e cila njihet për angazhimin e saj në çështjet e Ballkanit Perëndimor, i bëri në Këshillin e Evropës gjatë javës së kaluar, ku prezantoi një raport për Bosnje e Hercegovinën.
Ajo tha atje i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bashkohet dhe për një angazhim të përbashkët “për një Bosnjë të sigurt dhe stabile, e rrënjosur fuqishëm në komunitetin evropian, aty ku e meriton të jetë”.
“Ne në këtë vend nuk guxojmë të lejojmë që Ballkani të na largohet nga sytë. Kërcënimi i konfliktit mbetet gjithmonë i pranishëm”, u shpreh ajo gjatë fjalimit të saj.
Kearns kërkoi që të gjendet zgjidhje për BeH që më pas t’i hapet rruga drejt NATO-s./Periskopi
The threat of conflict in the Balkans remains ever-present.
At the Council of Europe last week I urged the international community to come together and commit ourselves to a safe and stable Bosnia, firmly rooted in the community of Europe where it deserves to be. pic.twitter.com/rv8HxXlzQV
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) February 6, 2026



