Deputetja e AAK-së: Albulena Haxhiu mbi Kushtetutën, mbi ligjet dhe mbi Kosovën

Deputetja e AAK-së: Albulena Haxhiu mbi Kushtetutën, mbi ligjet dhe mbi Kosovën

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskop dhe T7, ka folur edhe për alternativën e dhënë nga kjo parti për ndryshimin e emrit për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Si fakt ka qenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që ka dhënë alternativa së paku ndyrshimin e kandidatit ju e shiheni se edhe Partia Demoratike e Kosovës po e kundërshton zëshëm këtë kanididatë dhe kanë thënë se nëse ndryshohet kandidati dhe është ndonjë kandidatë më konsensual do e votojnë. Ka qenë në fakt kryetari Memli Krasniqi”, ka thënë ajo.

Ajo ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos ndryshimin e kandidatit. Sipas saj, Albulena Haxhiu është mbi Kushtetutën.

“Alternativa por nuk i kanë përkrahuar as nuk po e ndryshojnë kanidatin as nuk po jepin alternativa tjera. Ndoshta po ju konvenon kjo situata e bllokimit për shkak se nuk i kanë numrat për Qeveri dhe janë stopuar me Albulena Haxhiun. Dhe kjo po del që Albulena Haxhiu është mbi Kushtetutën mbi ligjet por është edhe mbi Kosovën. Nuk mund të mbahet peng institutcionet ose edhe konstituimi i institutcionit të Kuvendit të Kosovës peng i një emëri. Kjo është absurditet”, ka thënë Kadrijaj.

Deputetja e AAK-së i ka propozuar Albulena Haxhiut që të tërhiqet nga gara për kryekuvendare.

“Po të kisha qënë unë në vendin e Albulena Haxhiut unë do të isha tërhequr vetë vullnetarisht. Nëse ti për 12 herë 13 ose edhe nëse vazhdon prapë nuk ki vota unë nuk do të isha ndi mirë dhe do të isha tërhequr. Por, nuk po e shohim një veprim të tillë nga znj. Haxhiu”, ka thënë Kadrijaj./Periskopi/

Shpërndaje në: