Deputetja e LDK fillon lëvdatat për VV-në: Jemi të lumtur që po shohim maturi politike nga ta

Deputetja e LDK fillon lëvdatat për VV-në: Jemi të lumtur që po shohim maturi politike nga ta

Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lusharku – Sadriu, ka deklaruar se “janë të lumtur” që po shohin maturi politike te Lëvizja Vetëvendosje.

Në një intervistë në “Konfront”, ajo ka folur rreth takimit të kryeministrit Albin Kurti me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atë të PDK-së, Bedri Hamza.

“Si parti politike, jemi të njohur për qasjen tonë institucionaliste. Kemi qenë historikisht gardianë të shtetit dhe institucioneve. Në rrethana të caktuara, ka reciprocitet në sjellje politike ndaj udhëheqësve dhe partive politike. Ne kemi kritikuar në zgjedhjet e kaluara sjelljen e kryetarit të VV-së dhe diskursin që ka përdorur VV-ja përgjatë zgjedhjeve. Dhe atë e kemi bërë në mënyrën më të sinqertë sepse kemi dashur skenë politike më të emancipuar, dhe pa fyerje të arrijmë rezultate e të arrihet partneritet mes partive. Dihet botërisht që partneritetet ndërtohen kur ka mirëbesim dhe respekt të ndërsjellë. Janë vlerat bazike të partive. Për këtë kemi harmonizuar sjelljen tonë. Kjo ka ndryshuar si rrethanë dhe jemi të lumtur që sot po shohim maturi tjetër politike, edhe nga partia Vetëvendosje dhe për këtë jemi përgjigjur pozitivisht” – ka thënë ajo.

Shpërndaje në: