Deputetja e VV-së për Osmanin: Presidente, qitja flakën diqysh edhe sot-janë data historike këto e duhet shënuar
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Shala, ka thënë se me datën 6 mars para se të shkonte në Prekaz, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpërndahu Kuvendin e Kosovës me mëngjes duke shkelur kushtetutën.
Shala përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka përmendur edhe datën 5 (mars) në Kuvend ku Osmani kërkoi ndryshimin e amandamenteve kushtetues, raporton Periskopi.
Ajo ka ironizuar me Osmani duke thënë se sot është nata e zjarrëve “presidente, qitja flakën diqysh edhe sot”.
“Me datën 5 (mars) sjelli në Kuvend ndryshimin e amandamenteve kushtetuese.Me datën 6 para se të shkonte në Prekaz e shpërndau Kuvendin me mëngjes duke shkelur kushtetutën. Me datën 7 është nata e zjarreve; Presidente, qitja flakën diqysh edhe sot, janë data historike këto e duhet shënuar”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:



