Deputetja na prezanton për herë të parë me binjaket (Foto)
Prek katër muajsh deputetja e Partisë Demokratike po jeton mes lumturisë së pamasë që i ka ndryshuar jetën.
Jorida Tabaku, pas shumë vitesh lidhje me bashkëshortin e saj para katër muajsh u bënë prindër të dy vajzave binjake. Ndonëse shtatzëninë e kaloi në momente të vështira, pasi PD kishte vendosur që të bojkotonte çdo komision parlamentar, deputetja nuk iu nda asnjëherë axhendës politike të saj.
Por sot në fundjavë, Tabaku nuk i ka rezistuar dot lumturisë që po përjeton dhe na ka prezantuar me dy binjaket e vogla që mesa duket në këtë ditë të bukur me diell festojnë 4 mujorin e ardhjes në jetë.
Vetë deputetja ka shpërndare foton në profilin e saj Instagram, ku dhe nuk mungon të shkruajë një dixhiturë më pak fjalë, por me shumë domethënie.
Arba dhe Iris janë pikërisht dy vogëlushet e deputetes. Ndonëse nuk duken në fytyrë, Tabaku shfaqet më e lumtur se kurrë me të dyja vajzat në dorë diku pranë detit. Të dyja ngjajnë si dy kukulla në krahët e deputetes që shkruan “Katër muaj lumturi”.
Deputetja jo më kot ka zgjedhur këto emra, lidhur edhe nga kuptimi qe ata kane. I marrim me radhë: emri Iris do të thotë në greqisht shumëngjyrësh. Ndërsa emri tjetër, Arba është me origjinë 100% shqiptare dhe lidhet me fisin ilir (Arba, Arbër).
Duket qartë që jeta jashtë axhendës politike për Joridën është e mbushur me dy vajzat e saj, që sigurisht në muajt e parë të lindjes kanë nevojë për vëmendje, por edhe dashuri prindërore.




