Der Spiegel: Ronaldo e përdhunoi një grua, dhe më pas i dha para të heshtte – Ekzistojnë dokumente
Cristiano Ronaldo është njëri ndër lojtarët më të famshëm në rruzullin tokësor.
Një grua nga Las Vegasi ka dalë me një deklaratë publike duke thënë: Ai është njeriu që më ka dhunuar në një hotel në vitin 2009.
Ajo e ka bërë këtë publike përmes DER SPIEGEL për herë të pare.
Kathryn Mayorga, 34-vjeçare, ka thënë se Ronaldo e ka dhunuar atë në Las Vegas në vitin 2009 dhe më vonë Portugezi ia ka dhënë asaj 375 mijë dollar amerikan në mënyrë që ajo të heshtte.
Sipas Mayorgas, ajo është dhunuar seksualisht në anus vazhdimisht. Pas kësaj ajo tha se Ronaldo e pyeti atë nëse ka dhimbje. Dhe ajo e ka quajtur Ronaldon si “djalë të mirë” vetëm për 1 përqind.
Ronaldo i ka mohuar akuzimet duke thënë se marrëdhëniet seksuale kanë qenë me dëshira të përbashkëta.
Avokati i Mayorgas ka thënë se i posedon disa pjesë të dokumenteve, të cilat tregojnë se si është shprehur Ronaldo pas asaj nate. “Ajo thoshte jo dhe stop disa herë”, citohet Cristiano Ronaldo.



