Derbi Fenerbahçe – Besiktas: Humbi golin e zbrazët, tifozi thyen televizorin (Video)
Feneri triumfoi para shikuesve të vetë kundër Besiktasit me rezultat 2-1.
Jansen dhe Giuliano realizuan nga një gol nga pika e bardhë ndërsa Ryan Babel ishte realizator te Besiktasi.
Por, në shtetin turk është bërë hit një video teksa shfaqet një tifoz i kanarinave duke thyer televizorin.
E gjithë kjo pasi që në pjesën e dytë, Ozan Tufan nga një distancë prej dy metrave dhe i vetëm para goli, nuk arrin të shënojë duke goditur shtyllën.
Ndryshe, në këtë ndeshje kishte edhe katër karton të kuq, përkatësisht nga dy për secilën ekip.



