Derbi i Manchesterit: Dikur në kushte të mjerueshme… cila është vlera totale, sot?

Derbi i Manchesterit: Dikur në kushte të mjerueshme… cila është vlera totale, sot?

Dy skuadrat nga Manchesteri, sot kanë të punësuar mijëra njerëz, dhe lojtarët e tyre janë ndër më të mirët në botë. Por kështu nuk ishte dikur. Futbolli anglez ka lënguar për një kohë të gjatë nga mungesa e financave dhe popullaritetit ndërkombëtar sepse ligat nuk kishin ekipe që qëndronin vazhdimisht në majë.

Për shembull: nëse ishte fans i United, pas disa vitesh ky klub zhgënjente aq keq sa edhe binte nga liga. Nuk kishte ekipe qëndrore, në të cilat u derdh vëmendja e fansëve jolokal.

Me ndryshimin e strategjisë, futbolli anglez ndryshoi. United u shit më 2005 ndërsa City më 2010. Këto skuadra janë bërë tepër të pasura dhe mund të transferojnë lojtarët apo trajnerët më të mirë në botë.

Vlera e Cityt llogaritet 440 milionë funte ndërsa vlera e United 454 nga faqja e profesionalizuar për këto çështje, transfermarkt. Së bashku, këto klube peshojnë 894 milionë ose përkthyer në euro, mbi 1 miliardë.

Mos harroni: po flasim vetëm për vlerën e kartonëve të lojtarëve. Shihni ndërkohë fanellat dhe këpucët që kanë të veshur në këtë foto. Ja çfarë ndryshimi rrënjësor.

Shpërndaje në: