Derbi i natës së sontme: Arsenal e pret në “Emirates”, Atletico Madridin – këto janë statistikat e dy skuadrave në Ligën e Kampionëve
Arsenali pret Atlético Madridin në Emirates, duke synuar të ruajë nisjen perfekte në fazën e Ligës së Kampionëve, shkruan Periskopi.
Ky është vetëm takimi i tretë midis dy skuadrave – ku i fundit ndodhi në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës 2017–18 – ku Atléti kaloi me një avantazh të madh.
Në tabelën e Ligës së Kampionëve, Arsenali qëndron më mirë se Atletiko në dy ndeshjet e para të kësaj faze.
Arsenali, i cili gjendet në vendin e 5-të me 6 pikë të grumbulluara ka shënuar fitore ndaj Olympiacos dhe Ath.Bilbaos.
Teksa në anën tjetër, Atletiko Madrid, është në vendin e 10-të me 3 pikë të grumbulluara. Skuadra spanjolle ka fituar ndeshjen e parë kundër Frankfurtit dhe ka pësuar humbje ndaj Liverpulit. /Periskopi/



