Derbi i madh pa fitues (Video)

Derbi i madh pa fitues (Video)

Sfida ndërmjet gjigandëve anglezë u mbyll me rezultat 1:1.

Të parët që avancuan ishin mysafirët me golin e James Milner, i cili realizoi në minutën e 27-të nga penaltia e shkaktuar nga Paul Pogba.

Pjesën e parë e dominuan mysafirët e përzgjedhur nga trajneri Jurgen Klopp.

Me fillim e pjesës së dytë, vendësit nisën të marrin lojën nën kontroll, ku mundi nuk mbeti pa iu shpërblyer.

Ishte sulmuesi Zlatan Ibrahimovic, ai i cili realizoi golin e barazimit në minutën e 84-të, për t’i dhënë kështu një pikë mjaft të vlefshme skuadrës së tij.

Pas kësaj ndeshje, Liverpool renditet në pozitën e tretë në tabelë me 45 pikë, ndërsa United është në vendin e gjashtë me 40 pikë. /Periskopi.com

https://www.youtube.com/watch?v=8guo_xdGd-U

https://www.youtube.com/watch?v=qDfJVkg0J-k

Shpërndaje në: