Derbi i madh përfundon baraz (Video)

Derbi i madh përfundon baraz (Video)

Sfida e zhvilluar në Old Trafford ishte interesante, sidomos në minutat e fundit shtesë.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendësit, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 68-të, me golin e bukur të mesfushorit Juan Mata.

Kur shumë tifozë menduan se fitorja do u takonte vendësve, në skenë doli i inkuadruari në pjesën e dytë, sulmuesi i Arsenalit Olivier Giroud, i cili barazoi rezultatin nëpërmjet një goli të bukur të shënuar me kokë në minutën e 89-të.

Pas këtij barazimi, Arsenali renditet në pozitën e tretë në Premier Ligë me 25 pikë, një më pak sesa Liverpool që ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe baraz me Chelsean, që për shkak të golaverazhit renditet një pozitë më lartë.

Ndërsa, United arrinë në kuotën e 19 pikëve pas 12 javësh dhe renditet në pozitën e gjashtë. /Periskopi.com

https://www.youtube.com/watch?v=B_yAKFUyZoY

 

https://www.youtube.com/watch?v=Fy0GAYxI1DI

Shpërndaje në: