Derbi i Manchesterit i takon Unitedit, eliminohet Chelsea
Vendësit mposhtën ‘qytetarët’ me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford.
Të vetmin gol në këtë sfidë e shënoi mesfushori Juan Mata, i cili realizoi në minutën e 54-të.
Vlen të ceket se të dyja skuadrat luajtën lojë të mirë, mirëpo fitorja u takoi skuadrës së trajnerit Jose Mourinho.
Poashtu vlen të ceket se skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit.
Në ndeshjen tjetër, Ëest Ham United ka befasuar Chelsean, duke e eliminuar nga kjo kupë, në ndeshjen e cila u mbyll me rezultat 2:1. /Periskopi.com



