‘Derbi modern’ i basketbollit zhvillohet nesër në Suharekë

‘Derbi modern’ i basketbollit zhvillohet nesër në Suharekë

Nesër, me fillim nga ora 19:00, palestra ’13 qershori’ në Suharekë do jetë mikpritëse e kryendeshjes së javës së tretë të basketbollit kosovar.

Golden Eeagle Ylli do luajë përball Rahovecit, me ekipet që pas Prishtinës, janë ndër më të organizuara këtë sezon të Superligës së Basketbollit, shkruan Periskopi.

Për ju që nuk keni informacione, një rivalitet i madh egziston mes dy tifozërive përkatëse, ‘Xhebrailave’ nga Suhareka dhe ‘Vreshtarëve’ nga Rahoveci.

Sa herë që janë ndeshur këto dy skuadra, atmosfera ka qenë impozante dhe e papërshkrueshme.

Dhe nesër pritet të jetë kështu, me tifozë suharekas që kanë njoftuar se do jenë masovikisht në palestër për ta mbështetur skuadrën në këtë ndeshje të nxehtë.

Në anën tjetër, tek ‘Vreshtarët’ nuk ishte i sigurt udhëtimi për shkak të problemeve financiare, por duket se zgjidhja është gjetur dhe ata do jenë prezent nesër në Suharekë.

SI FILLOI RIVALITETI?

KB Rahoveci sa ishte në Ligën e Parë i luante ndeshjen në ’13 qershori’ në mungesë të palestrës në qytetin e tyre, e cila tash e sa vite ka mbetur pa u ndërtuar.

Por një episod ‘horror’ që ka ndodhur në futboll ka zhvendosur rivalitetin në basketboll.

Tifozët rahovecas sulmuan me ‘elektroshok’ futbolistët e Ballkanit gjatë kohës sa ishin në Ligën e Parë të dyja ekipet, transmeton Periskopi.

E kjo ka idinjuar tejmase suharekasit që nuk e lejuan më Rahovecin t’i luante ndeshjen në palestrën e tyre dhe duke hapur një rivalitet të ri mes dy tifozërive, që deri më tani nuk ka pasur incidente serioze.

TË GJITHA PËRBALLJET MES YLLIT DHE RAHOVECIT:

Këngë, festime, emocione dhe gjithçka tjetër do dëgjoni në palestrën ’13 qershori’ nesër, ku spektakli është i garantuar./Periskopi/

Shpërndaje në: