Dërgohet në mbajtje 32`vjeçari i dyshuar për grabitje në një vilë në Çagllavicë

Dërgohet në mbajtje 32`vjeçari i dyshuar për grabitje në një vilë në Çagllavicë

Është dërguar në mbajtje një 32-vjeçar i dyshuar për grabitje në një vilë në Çagllavicë.

Policia ka bërë të ditur se po vazhdon punën për arrestimin e të dyshuarit të dytë në lidhje me këtë rast.

“Zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, kanë arritë të sigurojnë prezencën e një personi të dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhë me datën 26.12.2025, në një vilë në Çagllavicë”.Puna e zyrtarëve policor për arrestimin e personit të dytë të dyshuar lidhur me këtë rast po vazhdon, ndërkohë që personi i dyshuar: V.B, (mashkull) 32 vjeç, shtetas Republikës së Kosovës, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: