Deschamps publikon listën, ftohet ylli i Manchester United dhe mbrojtësi i harruar

Deschamps publikon listën, ftohet ylli i Manchester United dhe mbrojtësi i harruar

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martial është ftuar nga Franca për ndeshjet ndaj Holandës dhe Uruguait këtë muaj, pas shtatë muajsh mungesë nga skuadra e Didier Deschamps.

Në mbrojtje, trajneri ka ftuar zëvendës-kapitenin e tij, Raphael Varane, i cili së fundmi ishte i lënduar, por jo edhe Lucas Hernandez, i cili aktualisht është i lënduar.

Sulmuesi i Lyonit, Nabil Fekir, i cili ka munguar në ndeshjet e fundit, është rikthyer tani.

Në mungesë të të lënduarit, Samuel Umtiti, Deschamps e ka ftuar mbrojtësin e Crystal Palaces, Mamadou Sakho./Periskopi/

Shpërndaje në: