Dëshiron vithet dhe gjinjtë që i kishte dikur
Gjatë bisedës me revistën “People”, motra e modeles së famshme Gigi Hadid, ka sqaruar se ushtrimet intensive kanë bërë që ajo të humbasë format e saj të plota trupore.
“Vërtetë nuk kam planifikuar që të humbi kaq shumë kilogramë. Dua të kem gjinj. Dua t’i kem prapë vithet e dikurshme”, është ankuar bukuroshja 20-vjeçare.
“Pesha ime sikurse tek të tjerat, dallon dhe nëse njerëzit paragjykojnë, kjo është më e keqja që mund të bëjnë, sepse të gjithë janë të ndryshëm. Konsumoj proteina të rënda çdo ditë dhe ushtroj tri orë në ditë. Kjo është çmenduri, por nëse i jep një detyrë vetes, atëherë mund t’ia dalësh”, ka shtuar zeshkania atraktive.
Po ashtu, ajo ka komentuar se njerëzit i keqinterpretojnë vajzat që janë të përfshira në këtë shou.
“Është çmenduri kur mendon se njerëzit derisa i shikojnë modelet e “Victoria’s Secret”, apo vajzat që shëtisin nëpër pista të modës, mendojnë se ato nuk janë njerëz dhe nuk kanë pasiguri në trupin e tyre. Por mendoj se secila vajzë që shëtit nëpër pistë, ka pasiguritë e veta”, ka përfunduar ajo.
Ky shou mbahet në Paris më 5 dhjetor.



