Dëshmia e bashkëpunëtorit të Millosheviqit për marrëveshjen me Sali Berishën për ta ndihmuar luftën e Serbisë në Jugosllavi

Dëshmia e bashkëpunëtorit të Millosheviqit për marrëveshjen me Sali Berishën për ta ndihmuar luftën e Serbisë në Jugosllavi

Sali Berisha sot paraqet veten si njëri nga mbrojtësit më të mëdhenj të Kosovës. Kudo që përmendet Kosova sot, Berisha nuk heziton të hedh vrerë ndaj kujtdo që hedh një ide rreth dialogut me Serbinë. Por, kujtojmë lidhjet dhe bashkëpunimin e tij  me njërin nga njerëzit më të afërt të Sllobodan Millosheviqit, Momir Bullatoviq, në kohën kur në Shqipëri po shpërthenin trazirat dhe në kohën kur Kosova ishte në prag të luftës së përgjakshme. Dhe si e kishin thyer embargon e naftës Berisha dhe Bullatoviq.

Në vitin 1992, Sali Berisha aso kohe president i Shqipërisë post komuniste, kishte nënshkruar një marrëveshje me vartësin e Sllobodan Millosheviqit, Momir Bullatoviq i cili mbante pozitën e presidentit të Malit të Zi.

Kjo marrëveshje ‘sekrete’ kishte të bënte me furnizimin me naftë të ish Jugosllavisë që drejtohet nga Millosheviqit nëpër vijën ujore kufitare Shqipëri-Mali i Zi. Kjo njëherit ishte edhe thyerje e embargos ndërkombëtare ndaj ish Jugosllavisë për shkak të luftërave në Kroaci dhe në Bosnje. Nafta të cilën Berisha ia shiti Millosheviqit bëri që forcat ushtarake serbo-jugosllave të vazhdonin luftën në Bosnje dhe Hercegovinë. Marrëveshja në fjalë asnjë herë nuk është zbardhur e plotë, por është pranuar tërthorazi nga vetë Berisha në disa raste.

Dëshmia e Bullatoviqit për lidhjet me Berishën atëkohë: 

Në një intervistë e cila sot mund të gjendet edhe në kanalin Youtube, Momir Bullatoviq deklaronte kështu:

“Në rrethinën e Beogradit kishim 9 depo të mëdhaja ku magazinonim cigarette që hynin nga Mali i Zi dhe Shqipëria.Ne bënim shumë gjëra për të mbijetuar. Regjistronim firmat në Afrikën e Jugut. Me paratë e kontrabandës paguanim punëtorët, pensionet, mbanim armatën etj.  Shkova te Sali Berisha dhe e luta që t’i mbyllë sytë dhe të lejojë kontrabandën”, rrëfehej Bullatoviq.

Ai thotë në këtë intervistë edhe Sali Berisha ndihmoi Beogradin në luftërat në ish-Jugosllavi, përfshirë edhe në Kosovë.

“Sali Berisha si përgjegjës kryesor ndihmoi qeverinë e Beogradit gjatë luftrave n ëish Jugosllavi dhe në Kosovë”, thotë ai.

Vizita e Bullatoviq më 1993 në Tiranë

Bullatoviq kishte vizituar Tiranën më 1993. Vizitën e tij e përshkruan kështu:

“Gjërat kanë filluar të lëvizin për më mirë pas shtatorit 1993. Në atë kohë, isha unë në krye të presidencës së Malit të Zi, në pozicionin që kam vizituar Tiranën dhe jam takuar me presidentin Sali Berisha. Është arritur dhe realizuar një marrëveshje për të intensifikuar bashkëpunimin ndërkufitar. Këtë e kanë shfrytëzuar shumë banorë, veçanërisht ata shqiptarët, anëtarët e të cilëve nuk ishin parë me njëri tjetrin preh pesëdhjetë vitesh. Nga ajo kohë ka filluar bashkëpunimi në planin ekonomik”, thotë ai.

Si përgjigjej Bullatoviq në pyetjen e medias malazeze, Vijesti për Shqipërinë e shparatalluar të pas vitit 1997.

“Në fund të vitit 1997, filloi ‘shpartallimi i brendshëm i Serbisë’. Në Republikën Federative të Jugosllavisë janë reflektuar një numër i madh problemesh në kufijtë shtetërorë. E më të mëdhatë, ishin ato të kontrabandës së armëve dhe municioneve nga Shqipëria përmes Kosovës”, thotë ai.

Momir Bullatoviq është ish-president malazes, i njohur për lidhjet e tij të mëdha me Sllobodan Millosheviqin.

Në librin e tij me kujtime ‘Rregullat e heshtjes’, ai kishte pranuar se ka pasur një marrëveshje verbale mes tij dhe Sali Berishës për thyerjen e embargos së naftës./Periskopi/

Shpërndaje në: