Dëshmitari tregon se si ishin organizuar ligjeratat që kanë nxitur shkuarjet në Siri

Dëshmitari tregon se si ishin organizuar ligjeratat që kanë nxitur shkuarjet në Siri

Pasi ka filluar seanca ndaj Fuad Ramiqit, Mazllam Mazllamit, Idirs Bilibanit e Zeqiria Qazimit, një hetues policor, në cilësinë e dëshmitarit ka treguar disa detaje nga mënyra se si janë organizuar ligjërimet, të cilat sipas tij janë bërë edhe shkak i shkuarjes në luftën e Sirisë.

Ai ka treguar se ligjëratat janë mbajtur në Gjilan nga Idris Bilibni dhe Zeqiria Qazimi.

Sipas tij ato ligjerata kanë qenë vetëm për një rreth shumë të ngushtë të njerëzve.

“Kjo ligjëratë është mbajtur në Gjilan dhe është mbajtur nga persona të rrethit te ngushtë dhe gjithë këta persona sipas informacioneve të Inteligjencës se i përkasin një ideologjie të njëjtë me atë të cilën e praktikojnë organizatat terroriste ISIS dhe Al Nusra. Ka qenë një vend i mbyllur, jo publik, shihen edhe perdet aty, nuk ka qenë i hapësirë për gjithë qytetarët, kjo është e rëndësishme shumë, apo rreth i ngushtë të cilët e kanë konsumuar këtë ideologji nga ligjëruesit,duke përfshirë edhe ligjëruesit Idris Bilibani, Zeqiria Qazimi etje.Shumica e pjesëmarrësve që ka që dëgjuar këto ligjërata kanë përfunduar në Siri”, ka thënë Premtim Mustafa në cilësinë e dëshmitarit, raporton Periskopi.

Sipas aktakuzës, Bedri Robaj akuzohet se që nga viti 2012 e deri në gusht të vitit 2014 në Prishtinë në xhaminë e improvizuar te “Termokosi”, ku ka shërbyer si imam dhe gjatë predikimeve dhe ligjëratave private ka mbështetur “xhihadin-shehidllëkun në Siri”. I njëjti akuzohet për shtytje të personave të pacaktuar që t’iu bashkëngjiten grupeve terroriste “Al-Nusra”.Idriz Bilibani, akuzohet se që nga viti 2012 e deri në kohën e arrestimit në Prizren dhe në vende të tjera në Kosovë, si hoxhë gjatë mbajtjes së ligjëratave fetare në xhami-OJQ-në “El Bejan” dhe paraqitjet tjera publike të incizuara në video ka përcjellë mesazhe shtytëse që persona të pacaktuar t’i bashkohen organizatës terroriste “Al Nusra” në Siri.Kurse, aktakuza pretendon se Enes Goga në pozitën e imamit në Pejë, në një ligjëratë fetare para besimtarëve në këtë qytet, përmes “Audionur” me datën 10 mars 2014 të publikuar në youtube, në të cilën kanë qasje një numër i pacaktuar i personave, publikisht ka nxitur urrejtje ndaj grupeve fetare të besimtarëve të krishterë.Mazllam Mazllami, akuzohet se si imam i xhamisë “Jeni Mahalla” në Prizren, gjatë predikimit të tij dhe në paraqitje publike ka nxitur dhe përkrahur publikisht urrejtje dhe mos durim ndaj grupit të komunitetit LGBTI.Fuad Ramiqi, akuzohet se prej fillimit të muajit shtator në paraqitjet e tij publike në mjetet e informimit në televizione, gazeta dhe rrjete sociale ka bërë thirrje për rezistencë ndaj organeve të drejtësisë.

Shpërndaje në: