Dëshmojnë gazetarët që u rrahën në protestën “Për Maqedoni të përbashkët”
Të punësuarit në portalin e internetit A1on, Aleksander Todevski dhe Vllatko Zhellçeski sot do të paraqiten në Prokurorinë Themelore Publike, përcjell Televizioni 24.
Gazetarët të cilët u rrahën në mënyrë brutale në njërën nga protestat që u organizua nga ana e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, sot do të japin dëshmi në Prokurorinë Themelore Publike.
Për televizionin 24 thonë se presin që rasti të zbardhet dhe sulmuesit ta marrin dënimin që e meritojnë, sepse kanë sulmuar njerëz të cilët profesionalisht e kanë kryer punën e vet pas asnjë arsye.



