Dështon Arsenali, fiton Leicester
Ndeshja u mbyll pa gola 0:0, ku ‘topçinjtë’ dështuan të shënojnë fitoren e tetë radhazi.
Ndërsa vlen të ceket se vëndësit nuk arritën të tregonin lojën e tyre të zakonshme, pasi një gjë të tillë iu mohua nga mysafirët, të cilët nuk lejonin shumë hapësira për kundërshtarin.
Pas këtij barazimi Arsenali del në pozitën e parë me 20 pikë, një më shumë sesa Manchester City, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe që takohet nesër me Southampton.
Në anën tjetër, Kampioni në fuqi, Leicester City ka shënuar fitore prej 3:1 përballë Crystal Palace.
Leicester renditet në pozitën e 12-të me vetëm 11 pikë pas nëntë javësh. /Periskopi.com



