Dështon marrëveshja mes Arsenalit dhe mesfushorit spanjoll
Topçinjtë janë në kërkim të një mesfushori në këtë afat kalimtar.
Mirëpo mbyllen pa sukses bisedimet mes Barcelonës dhe Arsenalit për transferimin në Londër të Denis Suarezit, përcjell Periskopi.
25-vjeçari, i cili nuk po gjen hapësira te katalanasit, ka shprehur dëshirën për t’u larguar, por klubet nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët për formulën e transferimit të mesfushorit.

Topçinjtë kërkonin ta merrnin lojtarin në formë huazimi për dy milionë euro me të drejtë blerjeje, por Barça kërkonin blerjen e detyrueshme të spanjollit, çka solli dhe ndërprerjen e bisedimeve.
Kontrata e Suarezit skadon në 2020, kështu që futbollisti do ta mbyllë sezonin te Barcelona, ndërsa në verë do të rinisin kontaktet për shitjen e tij./Periskopi/



