Detaje nga aksioni: Në mesin e të arrestuarve edhe një kryetar gjykate

Detaje nga aksioni: Në mesin e të arrestuarve edhe një kryetar gjykate

Shtatë persona janë arrestuar të enjten pas një aksioni të suksesshëm të Policisë së Kosovës në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për aksionin e Policisë, duke bërë të ditur se aksioni kishte të bënte me keqpërdorimin e detyrës zyrtare lidhur me proceset e shpronësimit të pronave.

Në mesin e të arrestuarve është edhe kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Graçanicë, J.M si dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, F.I.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: