Detaje të reja nga lëndimi i Mohamed Salah
Ishte frikësuar se Liverpol do ta humbiste për një kohë të gjatë Salahun, por egjiptiani pritet që të luaj edhe në fazën e grupeve në Botëror
Federata e Futbollit të Egjiptit ka treguar sot se mungesa e Mohamed Salah shkaku i lëndimit “nuk do të jetë më e gjatë se tri javë” që do të thotë se sulmuesi i Liverpool do të luaj në Botërorin e 2018 në Rusi.
Pasi që ishte detyruar që do të largohet nga finalja e Ligës së Kampionëve ishte frikësuar se 25 vjeçari lërë që do ta humbiste Botërorin por nuk do të luante për Liverpoolin në fillim të sezonit.
Deri me tani ka pasur të dhëna të ndryshme në lidhje me kohëzgjatjen e shërimit të Salah, edhe pse ai vetvetiu kishte deklaruar se “beson” që do të jetë gati për të luajtur në Botëror.
Presidenti i Federatës së Futbollit Egjiptian, Abo Rida, ka konfirmuar se prezenca e yllit në skuadrërn e faraonëve do të jetë pas tri javëve dhe ai do të rikthehet në fizik të plotë dhe mund të luaj edhe ndeshjet në fazën e grupeve për skuadrën e Hector Cuperit.
Në një deklaratë që e ka lansuar sot EFA në kanalet dhe mediat zyrtare të tyre shkruan:
“Pas një takimi me Abo Rida dhe me doktorët e Kombëtares në Spanjë sot, EFA rikonfirmon, me ndihmën e Zotit, se lëndimi i Salahut do të zgjat tri javë”.
Salah është për momentin në Spanjë duke marrë trajtimet për problemin në krah.
Ai pritet që të luftojë me kohën që të jetë gati fizikisht për t’u paraqitur në Botëror me Egjiptin, për herë të parë që nga viti 1990.
Ata do të fillojnë më 15 qershor kundër Uruguait, që do të thotë se këtë ndeshje Salah mund ta humbet.
Ai mund të jetë në garë për tu kthyer kundër mikëpritësve të kampionatit, Rusinë më 19 qershor, derisa Egjipti shpreson që të jetë plotësisht gati për ndeshjen kundër Arabisë Saudite më 25 qershor.
Ata do të bëjnë gjithçka që Salahu të jetë në skuadër dhe besojnë që ai do të arrijjë paraqitjen e tij fenomenale si me Liverpool këtë sezon ku shënoi 44 herë.
Salah ka fituar Këpucën e Artë në Premier Ligë dhe Lojtari më i mirë këtë vit në Angli, derisa tani konsiderohet një superyll dhe krahasohet me Ronaldon dhe Messin për formën e tij.
Popullariteti i tij është edhe më i madh se në Egjipt, derisa në vendin e tij konsiderohet ikonë kombëtare.
Për shkak të lëndimit të tij nga Ramos, është nisur një peticion kundër spanjollit për ta dënuar atë se e lëndoi Saluhun dhe se deri me tani është nënshkruar nga 500 000 njerëz, derisa një avokat i Egjiptit ka dorëzuar një padi ku kërkon 1 miliard euro nga mbrojtësi i Los Blancos.



