Detaje të reja nga Policia për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Detaje të reja nga Policia për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat dyshohet se janë vëllezër, ndërsa i dyshuari që është në arrati është dhëndër i tyre.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

 

“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimi”, tha Elezaj për Periskopin.

Shpërndaje në: