Detaje të reja për arrestimin e Stresit – ai nuk ishte vetëm, ja kush ishte me të
Arrestimi i reperit të njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit, Stresi bëri shumë bujë mbrëmjen e djeshme.
Ai u arrestua në një hotel në Linzë të Tiranës, ku ju gjetën armë dhe drogë.
Bashkë me të në dhomën e hotelit ishte edhe një vajzë 20 vjeçare, për të cilën policia gjithashtu ka nisur porcedurat e hetimit.
Sipas të dhënave të policisë, Stresi është mbajtur në përgjim prej disa muajsh, dhe arrestimi i tij nuk ka qënë thjeshtë një kontroll rutinë i policisë.
Kujtojmë se Gjykata e Tiranës më herët kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg me kërkesë të Prokurorisë për reperin, i cili akuzohej për: “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.
Ndërsa grupi kriminal që vepron në Tiranës pjesë e të cilit dyshohet se është edhe Stresi, akuzohet për “trafikim narkotikësh” dhe “krimesh kundër personit”.
Stresi nuk është i panjohur për policinë pasi herën e fundit, Stresi ka përfunduar në prangat e policisë, ka qenë në 13 prill të këtij viti, teksa konsumonte kokainë në një lokal në Tiranë.
Ndërkaq ai është arrestuar edhe disa herë të tjera, pasi qarkullonte me armë pa leje.
Madje në disa raste reperi shqiptar i ka publikuar vetë foto me armë në rrjetet sociale, madje edhe duke bërë qitje si dhe duke qëlluar në ajër.



