Detaje të reja shokuese rreth vdekjes së DJ’it të famshëm Avicii
Po dalin detaje të reja rreth vdekjes së DJ’it të famshëm suedez i cili ndërroi jetë javën e kaluar.
Siç shkruan DailyMail, DJ suedez Avicii vdiq për shkak të humbjes masive të gjakut nga një plagë e vetë-shkaktuar, pohon një raport.
Raporti me detajet e vdekjes së DJ-së vjen nga faqja e internetit argëtuese TMZ, duke cituar ‘burime të veçanta për informata specifike rreth vdekjes së Aviciit’.
Avicii, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, u gjet i vdekur në qytetin Muscat, Oman, më 20 prill.
Javën e kaluar, familja e tij shkroi një letër të hapur duke thënë se 28-vjeçari “nuk mund të vazhdonte më dhe donte paqen”./Express



