Detaje të reja: Si i plagosi Ismet Zukaj tre persona në Deçan?

Detaje të reja: Si i plagosi Ismet Zukaj tre persona në Deçan?

Mbrëmë, pas mesnatë në Deçan pati të shtëna me armë zjarri, ku mbetën të plagosur tre persona dhe në mesin e tyre avokati kosovar, Daut Cacaj.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur një zyrtar policor jashtë detyre, i cili kishte arritur ta arrestojë të dyshuarin.

Brenda kafiterisë, policia ka gjetur të shtrirë tre viktimat, të cilat dyshohet se ishin plagosur nga arma e zjarrit.

Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e emergjencës nga QKMF-Deçan, të cilët u kanë dhënë ndihmën e parë viktimave.

Ismet Zukaj është i dyshuari që shkrepi armën në drejtim të avokatit Daut Cacaj që po negocionte një rast me dy klientë serbë, Dejan Simiq dhe Radovan Millosheviq.

Mediat raportojnë se Zukaj dyshohet se ka qenë i dehur kur ka nxjerr armën e tipit Zoraki duke shkrepur nga afër në drejtim të tre personave që ndodheshin në kafiteri.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Shpërndaje në: