Detaji më i bukur nga festa e beqarisë, Xhensila zbulon foto të reja

Detaji më i bukur nga festa e beqarisë, Xhensila zbulon foto të reja

Një festë e gjitha me dhe për vajzat. Kështu ishte menduar dhe e tillë u realizua festa e beqarisë së kënëgatres së njohur Xhensila Myrtezaj, e ideuar nga mikesha e saj, Drilona Boçi. Me kujdesin maksimal që gjithçka të ruhej surprizë, vajzat, në bashkëpunim edhe me Class Events, kuruan çdo detaj dhe përgatitën gjithçka që për këngëtaren surpriza të ishte magjike. Dhe e tillë ishte. Në kolazhin e fundit të fotove të postuara në profilin e saj, këngëtarja e ka ndarë me të gjithë emocionin e mbrëmjes së djeshme, shkruan Class.

“Mbi të gjitha, dje kuptova, se të tilla momente kanë fuqinë të mbeten unike. Sa i dua këto goca që më surprizuan ashtu si nuk ma kishte marrë mendja kurrë! Jam ende pa fjalë. Ju falënderoj pafuuund të gjithave, sa me fat që ju kam. Një përqafim të madh fare per ty @drilona_boci. Drilona, je e rrallë!” Nga sa pamë edhe një natë më parë, Xhensila u mahnit kur përballë saj pa të gjitha mikeshat të veshura me bluza të bardha e fund rozë, por nuk dinte atë që e priste më pas.

Nga fotot e postuara sot nga mbrëmja e vajzave, Xhensila ka zgjedhur t’i ndajë me të gjithë momentet më të bukura, ku, natyrisht, më i bukuri është ky i surprizës së jahtit.

Pasi edhe Xhensila u bë pjesë e grupit, që surpriza të ishte e plotë, vajzat vendosën t’ia lidhnin sytë me një shall të bardhë e ta shoqëronin deri në destinacion – aty ku i priste një jaht i gjithi në dispozicion të tyre. Pasi e pa, Xhensila u mrekullua nga kjo përrallë që, me hak, këtë herë ishte krijuar enkas për të.

“Bekuar qofshin këto ditë…” – shkruan këngëtarja në njërën prej fotove të festës. Me këto kujtime, me siguri, të tilla do jenë.

 

Shpërndaje në: