Detoksi magjik kundër gripit

Detoksi magjik kundër gripit

Ka hyrë dimri dhe jemi gjithmonë e më shumë të rrezikuar prej gripit që qarkullon e uljes së temperaturave. Madje ka rënë edhe bora e parë! Po, si ta parandalojmë e luftojmë gripin në një mënyrë sa më natyrale?

Ju sjellim një recetë detoksi fantastik kundër gripit dhe shumë të lehtë për t’u përgatitur! Vitamina C dhe fibrat janë vetëm disa nga përfitimet që do të keni prej frutit të kivit. Nëse i shtojmë edhe fuqinë detoksifikuese të limonit, kjo pije është fantastike për shëndetin tuaj, shkruan Bordo.al. 

Ujë, limon e kivi për të luftuar gripin e pastruar organizmin tuaj! Për të përgatitur këtë recetë ju duhen shumë pak përbërës: një gjysmë kokrre limoni, një kivi dhe ujë.

Përgatitja!

Pastroni kivin, qerojeni dhe priteni në mes. Një gjysmë në copa dhe gjysmën tjetër në copa shumë të vogla. Spërkatini me lëng limoni.

Vendosni në blender copat e kivit, lëngun e gjysmës së kokrrës së limonit, ujin i cili preferohet të jetë shumë i ftohtë dhe natyral.

Hidheni përzierjen në një enë dhe lëreni për pak kohë të dekantojë. Shtojini copat e vogla të kivit dhe servireni.

Nëse limoni është shumë i thartë për shijen tuaj, mund të zëvendësoni me lime, limonin jeshil, i cili ka më pak aciditet në përbërje! Ju bëftë mirë!

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Karakteristikat dhe zhvillimi i bebës tuaj 8-muajshe

Në moshën 8-muajshe, bebja juaj është shumë aktive dhe eksploron botën rreth saj, gjë që…

Pse disa njerëz nuk e kapërcejnë kurrë humbjen

Është e njohur se zia nuk ndjek një rrugë lineare. Por për një përqindje të…

Messi rikthehet nga lëndimi dhe stërvitet me ekipin, gati për ndeshjen e parë të sezonit

Lionel Messi e ka kaluar më në fund me sukses një periudhë ankthi për tifozët…

Nis takimi inaugurues i Bordit të Paqes, merr pjesë presidentja Osmani

Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të ShBA-së, Donald Trump po merr pjesë në…

Çfarë tregon vera juaj e preferuar për personalitetin tuaj

Zgjedhja juaj për një Zinfandel Rosé të lirë në vend të një Malbec argjentinas të…

Arrestohen tre persona për vjedhje të rëndë në Mitrovicë

Në orët e mëngjesit të sotëm në Mitrovicën e Jugut u raportua për dy raste…

Kujdes përdoruesve të kufjeve: Kimikate kancerogjene të rrezikshme zbulohet në markat kryesore

Shkencëtarët kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për përdoruesit e kufjeve, pasi janë zbuluar kimikate toksike…

As emër, as marrëveshje: Pse po vonohen kandidaturat për president?

“Figurë konsensuale” – këto mund të jenë fjalët që i bëjnë bashkë të gjitha partitë…