Dhëndri qëllohet në testikuj, natën e dasmës
Një dhëndër egjiptian është lënduar seriozisht pasi që është goditur nga një automatik që u shkrep nga një i fituar duke festuar martesën e mikut.
Dhëndri është lënduar rëndë pasi u qëllua në testikuj dhe tani po trajtohet në spital.
Osman al-Asaied, 28 vjeçar, ishte duke e gëzuar natën e tij të fundit si beqar, kur arma u shkrep dhe aksidentalisht plumbat ranë në drejtim të tij.
Policia njoftoi se arma u shkrep nga një 26 vjeçar.
Njoftohet se ai kishte ikur nga vendi i ngjarjes, por policia e ka zënë më pas dhe tani po merret në pyetje.



