Dhjetë rregullat në futboll që nuk e keni ditur se ekzistojnë

Dhjetë rregullat në futboll që nuk e keni ditur se ekzistojnë

Sa keni njohuri për rregullat në futboll?

Në fakt, është e vështirë të dini secilën rregull të futbollit si fans.

Madje edhe futbollistët profesionistë shpeshherë mbeten të befasuar nga rastet e pazakonte nga një ligj relativisht i panjohur i lojës, transmeton Periskopi.

Por është përgjegjësia e secilit gjyqtar që t’i dijë të gjitha rregullat.

Më poshtë, lista e dhjetë rregullave që nuk i keni ditur në futboll, të shpjeguara shkurtimisht pasi gazetari nuk ka kohë që t’i elaborojë për momentin për shkak të zhvillimeve tjera më të rëndësishme.

1: Nëse shënoni por topi shpërthehet gjatë rrugëtimit drejt rrjetës – goli anulohet.

2: Kartoni i verdhë për festë jo sportive vlen edhe kur goli është anuluar.

3: Mund të përjashtoheni edhe nëse ndeshja nuk ka filluar ende.

4: Numri i lojtarëve që u lejohet të gjuajnë penallti në goditjen e 11-metërshave duhet i njejtë për të dy skuadrat.

5: Mund të filloni ndeshjen me vetëm shtatë lojtarë.

6: Asnjë lojtar sulmues nuk duhet të jetë më afër se një metër te muri mbrojtës.

7: Nuk mund të shënoni autogol nga ndërprerja ose rivënia anësore.

8: Skuadra që fiton bastin me monedhë tani mund të zgjedh mes topit të parë dhe portës, më herët ishte vetëm porta.

9: Në situatat e penalltive, portieri nuk duhet të ketë kontakt me shtyllat e portave ose rrjetën – ato nuk duhet të lëvizin.

10: Portieri nuk duhet ta mbajë topin më shumë se gjashtë sekonda, por kjo rregull rrallë respektohet. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: