Dhjetë skuadrat që kanë tubuar më së shumti pikë në pesë ligat më të mira në evropë

Dhjetë skuadrat që kanë tubuar më së shumti pikë në pesë ligat më të mira në evropë

Në pothuajse të gjitha kampionatet e mëdha në Evropë tashmë dihet fituesi.

Në La Liga shihet një administrim i Barcelonës me epërsinë e krijuar ndaj ndjekësve.

Në Ligën Premier, Manchester City është arratisur ndaj Manchester United me 13 pikë.

Në Francë PSG po ashtu është shumë larg Marseilles që tashmë është e dyta.

Edhe në Bundesliga këndohet e njëjta këngë, pasi Bayern Munich vetëm ka filluar ta festojë titullin.

I vetmi kampionat i hapur mbetet ai i Serie A, pasi Napoli ka 60 pikë, një më pak se Juventusi dhe kjo garë pritet të vazhdojë deri në xhiron e fundit.

Por nëse skuadrat që kanë mbledhur pikë më së shumti në Evropë do të ishin në një renditje, kush do të ishte e para.

Liderët e Ligën Premier, Manchester City, kanë 69 pikë, ndërsa kanë edhe një përqindje për pikët e fituar për ndeshje prej 2.65, më të madhe se çdo klub tjetër.

Pas tyre renditen Barcelona, Napoli, PSG dhe Juventus. /Telegrafi/  

1) Manchester City – 69 pikë në 26 ndeshje – përqindja e pikëve 2,65

2) Barcelona – 58 pikë në 22 ndeshje – përqindja e pikëve 2,63

3) Napoli – 60 pikë në 23 ndeshje – përqindja e pikëve 2,61

4) Paris Saint-Germain – 62 pikë në 24 ndeshje – përqindja e pikëve  2,58

5) Juventus – 59 pikë në 23 ndeshje – përqindja e pikëve 2,57

6) Bayern Munich – 53 pikë në 21 ndeshje – përqindja e pikëve 2,52

7) Atletico Madrid – 49 pikë në  22 ndeshje – përqindja e pikëve 2,23

8) Manchester United – 56 pikë në  26 ndeshje – përqindja e pikëve 2,15

9) Marseille – 51 pikë në 24 ndeshje – përqindja e pikëve 2,13

10) Lazio – 46 pikë në 22 ndeshje – përqindja e pikëve  2,10

Shpërndaje në: